Kthehu lart

Shtohen aksidentet me tren: Infrakos tregon për problemet e sistemit të hekurudhës

Shtohen aksidentet me tren: Infrakos tregon për problemet e sistemit të hekurudhës GazetaExpress

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku gjatë së dielës, në fshatin Qikatovë të Drenasit, ku treni ka goditur një veturë.

Shoferi i veturës, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rastin për T7 e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. 

E megjithatë numri i aksidenteve me tren është shpeshtuar. Gjatë muajit shtator, në Dush të Klinës, vdiqën tre persona.

E sipas Refet Citakut nga Infrakos, vendkalimet mbesin pika të zeza të sistemit hekurudhor.

Ai thotë se prezenca e laurës ndoshta mund ta parandalonte aksidentin. Megjithatë sipas Citakut është vërtetuar se shkak i ndeshjes në Klinë ishte pakujdesia e ngasësit.

Çitaku thotë se problem mbetet bashkëpunimi me komuna. Ai shprehet se kjo ndërmarrje ka probleme të shumta financiare.

Gjatë këtij viti tre persona kanë vdekur në aksidente me tren, e në 2017-tën gjithsej 20 vetura janë goditur me tren, tri prej tyre me fatalitet. 

E në vitin 2016, 16 vetura u përfshinë në aksident me tren, me një viktime.

    Data: 23 Shtator 2018 20:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera