Kthehu lart

Shtatzëna që humbi foshnjën në aksident vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Shtatzëna që humbi foshnjën në aksident vazhdon të jetë në gjendje të rëndë GazetaExpress

Në trotuarin e një rruge në “Kolovicë” një ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë.

Një kamionetë, nga pakujdesia, goditi një këmbësore.

E 22 vjeçarja ishte shtatzënë dhe në momentin e aksidentit ishte duke ecur në trotuar.

Reagimi për t`i dalë në ndihmë ishte i shpejtë.

Ajo menjëherë u dërgua në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor.

HUMBI FOSHNJËN, GRUAJA NË GJENDJE TË RËNDË

Përkundër intervenimit të mjekëve, foshnja nuk mbijetoi.

Kjo u bë e ditur gjatë së shtunës edhe nga Policia e Kosovës.

E kjo situatë ka mërzitur jashtë mase familjarët e viktimës.

Ata i kanë thënë televizionit T7 se e kanë përjetuar rëndë humbjen e foshnjës dhe se as gjendja e vajzës nuk është e mirë.

Viktima ka pasur hemorragji te brendshme, disa thyerje ne trup, dhe i është nënshtruar dy intervenimeve deri me tani.

Ajo aktualisht gjendet nën kujdes intensiv.

    Data: 10 Shkurt 2019 21:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera