Kthehu lart

Shqiptari gjendet i vdekur në Çagllavicë, dyshohet të ketë vrarë veten

Shqiptari gjendet i vdekur në Çagllavicë, dyshohet të ketë vrarë veten Foto: Ilustrim GazetaExpress

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë fundjavë, në fshatin Çagllavicë, afër Prishtinës.

Atje, një person dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij, të shtunën.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka

Mësohet se i ndjeri ishte shqiptar, ndërsa hetimet e mëtutjeshme do t’i zbardhin më shumë detaje rreth këtij rasti.

Gazeta Express ka raportuar edhe për një tjetër vetëvrasje që dyshohet të ketë ndodhur në vend, të shtunën.

Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, në zonën e njohur si Rruga B, në Prishtinë. /Express/

    Data: 10 Shkurt 2019 18:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera