Kthehu lart

Pozita dhe PSD’ja e miratojnë rezolutën për dialogun

Pozita dhe PSD’ja e miratojnë rezolutën për dialogun GazetaExpress

Deputetët e koalicionit qeverisës bashkë me deputetët e PSD’së kanë votuar rezolutën e propozuar nga partia e Shpend Ahmetit.

Me 59 vota për, 2 abstenime Kuvendi e miratoi rezolutën për ekipin negociator me Serbinë, të propozuar nga PSD’ja.

Sipas kësaj rezolutë, Ahmeti bëhet bashkëkryesues i dialogut me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.

Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje. /Express/

    Data: 15 Dhjetor 2018 18:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera