Kthehu lart

“Politico” analizon letrën që Trump ia dërgoi presidentit Thaçi

“Politico” analizon letrën që Trump ia dërgoi presidentit Thaçi GazetaExpress

Në një analizë të bërë nga “Politico” letrës së dërguar nga presidenti Trump presidentit Thaçi, thuhet se Donald Trump, nxit homologun e tij Kosovar, Hashim Thaçi, që të shfrytëzojë rastin për të përmbyllur një marrëveshje permanente paqeje me Serbinë.

“Në një intervenim të papritur në bisedimet ngurruese në mes të vendeve të Ballkanit, Trump e bëri të njohur mundësinë e një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Thaçin dhe presidentin Serb Aleksandar Vuçiq nëse arrijnë marrëveshje”, shkruan “Politico”. 

Derisa parafrazohet ajo se çfarë thuhet në këtë letër, “Ju nxis ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë gjatë bisedimeve paqësore dhe të përmbahen nga veprimet të cilat do ta vështirësonin arritjen e marrëveshjes,” shkroi Trump në letrën e tij Thaçit, të datës 14 dhjetor, të cilën presidenti Kosovar e publikoi të martën ne faqen e tij në Facebook. 

Sipas “Politico” “Fjalët e Trump-it duket se ishin të drejtuara drejtë qeverisë kosovare të Ramush Haradinajt, i cili e ka kritikuar qasjen e Thaçit ndaj bisedimeve dhe ka mbajtur çasje më të ashpër me Serbinë, përfshirë edhe vendosjen e tarifave prej 100 % ndaj mallrave serbe”. Derisa flitet për raportet e fundit ndërmjet të të dyja vendeve, thuhet se

“Lidershipi Kosovar është inatosur me Serbinë për shkak të bllokimit nga ana e saj anëtarësimin e tyre në organizata ndërkombëtare dhe për përpjekjet për t’i shtyrë qeveritë të cilat e kanë njohur pavarësinë e tyre, ta ndryshojnë mendimin. Serbia, në anën tjetër, është hidhëruar me vendosjen e tarifave dhe lëvizjet e fundit të Kosovës për krijimin e ushtrisë së tyre”. 

Në rrjedhë të kësaj analize, theks i veçantë vihet pikërisht mbi përmbajtjen e kësaj letre, dhe mundësinë e një marrëveshjeje të arritshme ndërmjet të të dyja palëve.  “Derisa më tej theksohet se Trump, megjithatë, tha se një marrëveshje ishte “e arritshme”. 

“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë,” ka shkruar ai në letrën e tij.

“Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë,” ka shkruar Trump. 

“Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.”/kp

    Data: 19 Dhjetor 2018 14:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera