Kthehu lart

Pas tragjedisë në Gjakovë, Policia nis t’i trajtojë seriozisht rastet e dhunës në familje – arreston burrin dy javë pasi rrahu gruan

Pas tragjedisë në Gjakovë, Policia nis t’i trajtojë seriozisht rastet e dhunës në familje – arreston burrin dy javë pasi rrahu gruan GazetaExpress

​Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë arrestuar një burrë i cili e kishte rrahur gruan e tij para 2 jave në Fushë-Kosovë.

Nuk janë dhënë detaje nëse i dyshuari ishte në arrati, apo nëse arrestimi ka ndodhur pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur të martën në Gjakovë.

Policia thotë se i dyshuari e kishte rrahur një grua më 28 korrik 2018, në Fushë-Kosovë. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me 28.07.2018 e kishte rrahur viktimën femër K-Shqiptare. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    Data: 10 Gusht 2018 14:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera