Kthehu lart

Pacolli zbulon bisedën me Daçiqin në shtëpinë e ministrit britanik

Pacolli zbulon bisedën me Daçiqin në shtëpinë e ministrit britanik GazetaExpress

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur në Frontal, në T7, për takimin me Ivica Daçiqin, në shtëpinë e ministrit britanik për Evropë, ku kanë qenë edhe Ministrat tjerë të Ballkanit dhe vendeve 8 vendeve të BE'së.

 Ai ka theksuar se me Daçiqin ka folur për çështjen e njohjeve ndërsa ka bërë me dije se ministrit serb nuk i ka thënë që të mos bëjë fushatë.

 "Nëse do t'i thoja që të mos bëjë fushatë atëherë vetëm do ta rrisja atë, i thashë që nëse keni resurse dhe kohë për të humbur vazhdoni" ka thënë Pacolli. 

Ai më pas e ka vënë në pikëpyetje atë që është duke bërë Serbia duke thënë se të gjitha letrat me të cilat po "anulohen" njohjet janë të shkruara me një gjuhë të të njëjtë.

    Data: 11 Korrik 2018 18:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera