Kthehu lart

Njoftim i rëndësishëm për bashkatdhetarët: ​Deri në 10 orë pritje në Merdare, 5 orë te Dheu i Bardhë

Njoftim i rëndësishëm për bashkatdhetarët: ​Deri në 10 orë pritje në Merdare, 5 orë te Dheu i Bardhë GazetaExpress

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për dalje nga Kosova, përmes kufirit në Merdare, kanë arritur deri në 10 orë, raporton Gazeta Express.

“Kufiri Merdarë: pritja është 8 orë e 20 minuta deri 10 orë për të dalë nga Kosova. Rrugë të Mbarë”, thuhet në njoftimin e kësaj pike kufitare, të shpërndarë në Twitter.

Kolonat janë krijuar për shkak të numrit të madh të bashkatdhetarëve, që me vetura po kthehen në vendet perëndimore ku banojnë, përmes Serbisë. 

Në të njëjtën pikë, në pjesën hyrëse për Kosovës, QKMK njofton se ka vetëm 20 minuta pritje në kufi. 

Pritje të gjata, edhe pse përgjysmë sa në Merdare ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Atje, pritjet janë rreth 5 orësh, për të dalë nga Kosova, shkruan Gazeta Express. 

Dy orë më pak pritje njoftohet të ketë, për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes kufirit në Mutivodë. Më së paku pritje rezulton të ketë në kufirin në Muçibabë. Aty për të dalë nga Kosova ka vetëm rreth 30 minuta pritje në kolonë. /GazetaExpress/. 


    Data: 10 Gusht 2018 14:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera