Kthehu lart

Nis "Epopeja e korrikut 1998" në Rahovec

Nis "Epopeja e korrikut 1998" në Rahovec GazetaExpress

Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK-ja, sot fillojnë shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, ku gjatë tri ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme. Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende:

-Më 18 korrik 2018

-Ora 10:00 – Homazhe te vendi i betejës te përmendorja e dëshmorëve në Fortesë
-Ora 11:00 -Akademi përkujtimore dhe premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies.
Aktiviteti mbahet në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.
-Më 19 korrik 2018
-Ora 9:30- Homazhe dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë)
Ora 11:00- Akademi përkujtimore për dëshmorin Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.
-Më 21 korrik 2018
-Ora 10:00- Homazhe për dëshmorët tek kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit” në Rahovec
-Ora 12:00- Përmbyllja e aktiviteteve ,,Epopeja e korrikut’98”.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Malishevë organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi.
Aktiviteti mbahet në orën 17:00 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë.

    Data: 18 Korrik 2018 07:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera