Kthehu lart

Në Venezuelë një pulë kushton 14 milionë

Në Venezuelë një pulë kushton 14 milionë GazetaExpress

Imazhet tronditëse tregojnë shumën e parave të nevojshme për të blerë disa furnizime bazë, pasi spiralet e hiperinflacionit të Venezuelës janë jashtë kontrollit.

Pamjet e habitshme tregojnë se si në dyqanet ushqimore për të blerë një pulë prej 2.4 kg, duhen vetëm 2.20 dollarë amerikanë, por një shumë tejet e madhe bolivarësh venezuelianë prej 14.600.000, ndërsa një letër higjienike prej vetëm 0.40 dollarë, kushton plot 2.600.000 bolivarë.

Venezuela përfunduar në kaos nga një qeveri socialiste e drejtuar nga Nicolas Maduro, i cili ka futur vendin në kaos të politikave fiskale.

Hiperinflacioni i shfrenuar ka bërë që bolivari të zhvleftësohet aq shumë sa për të shkuar në një dyqan për të blerë ushqimet e nevojshme duhet të marrësh një karrocë me kartëmonedha.

Maduro zbuloi një plan të madh reformash ekonomike këtë fundjavë që synonte ndalimin e krizës së hiperinflacionit dhe do të fillojë lëshimin e kartëmonedhave të reja pasi të shkurtojë pesë zero nga bolivari i gjymtuar.

Masat - të zbuluara në një fjalim drejtuar kombit të premten- përfshijnë një rritje masive minimale të pagave, e pesta deri më tani këtë vit.

    Data: 20 Gusht 2018 20:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera