Kthehu lart

Në ditën e ushtrisë ish-ushtari heq përgjithmonë uniformën e UÇK’së

Në ditën e ushtrisë ish-ushtari heq përgjithmonë uniformën e UÇK’së GazetaExpress

Është hera e fundit që do ta vesh këtë uniformë.

Ish ushtari i UÇK’së, Hazir Berisha, ka pritur krijimin e ushtrisë së Kosovës që të ta largojë këtë uniformë që e mbajti në luftë dhe pas saj.

Konsideron se tash Kosova është e sigurte.

Ish-luftëtari i UÇK’së thotë se është i lumtur që arriti tash të shoh Ushtrinë e Kosovës.

Këtë ndjenjë e kanë secili prej qytetarëve të Kosovës të cilët me vite kanë pritur krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ata në forma të ndryshme kanë festuar 14 dhjetorin; ditën kur Kosova u bë me ushtri.

ISH USHTARI HEQ UNIFORMEN E UÇK SË

    Data: 14 Dhjetor 2018 20:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera