Kthehu lart

Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, gabim strategjik i BE’së

Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, gabim strategjik i BE’së GazetaExpress

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, e ka quajtur gabim strategjik të Bashkimit Evropian (BE), mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, nuk janë në politikën e zgjerimit të BE’së por kanë lëvizje të lirë – pa viza. Kosova, është në kuadër të zgjerimit, por deri më 2020, nuk do i hiqen vizat me BE-në! Në të parën, Rusia është brenda, kurse dy të tjerave u aneksoi territor. Kosova mbetet shteti më euroatlantik, por i vetmi në kafazin jashtë Shengenit. Fatkeqësisht, edhe një gabim strategjik i Brukselit”, ka shkruar Reka në llogarinë e tij në Facebook.

    Data: 03 Dhjetor 2018 23:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera