Kthehu lart

Milaim Zeka ndërlidh hajmalitë e Burdushit për zyrtarët e VV’së me sehire ndaj LDK’së

Milaim Zeka ndërlidh hajmalitë e Burdushit për zyrtarët e VV’së me sehire ndaj LDK’së GazetaExpress

Deputeti i NISMA’s, Milaim Zeka, ka thënë se një prej fajeve të mundshme pse LDK e VV bashkëpunuan kundër dialogut me Serbinë mund të jenë edhe hajmalitë e mjekut mashtrues popullor, Burdhushti.

Ka thënë se hajmalitë e Burdushit ndaj zyrtarëve të VV’së kanë mundur të ndikojnë në sehiret keqbërëse për LDK’në.

“Hajmalit e Burdushit te shkruara per disa zyrtar te larte te VV-se, si duket jane shenderruar ne sehire keqeberese te LDK se”, ka shkruar Zeka, i cili aktualisht përballet me akuza për keqpërdorim e mashtrim me viza.

“Uleja e VV ne preherin e LDK se, do te beje shkaterrim te dyaneshem. Elektorati i VV se nuk e duron LDK-ne, po edhe ai i LDK se nuk e duron VV/ne. VV -ja nuk ka pasur vetem sulme politike ne drejtim te LDK-se, po edhe fizike deri me molotov. Nese krereve (disave) te LDK se ju ka prishe navigacioni i memories, elektorati nuk harron”, ka shtuar ai.

Sipas Zekës, elektorati i LDK’së ka pritur që Partia e Isa Mustafës t’i bashkohet dialiogut.

“Delja qe ndahet nga kjo kope, dijeni qe e hane ujku...!!!”, ka shtuar ai.

    Data: 16 Dhjetor 2018 16:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera