Kthehu lart

Ljajiq përlotet për Ivanoviqin në transmetim direkt

Ljajiq përlotet për Ivanoviqin në transmetim direkt GazetaExpress

Rasim Ljajiq u emocionua duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjatë emisionit të mëngjesit në televizionin serb, RTS.

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq, u emocionua duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjatë emisionit të mëngjesit në televizionin serb, RTS.

Ljajiq ka thënë se nuk mund të besonte kur dëgjoi se Ivanoviq ishte vrarë, transmeton Lajmi.net.

Ai ka insistuar se gjëja më e rëndësishme tani është të gjendet vrasësi edhe pse nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë.

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit të kaluar para zyrës së partisë së tij politike, SDP në veri të Mitrovicës.

Një vit pas vrasjes së tij, ende nuk është gjetur fajtori.

    Data: 16 Janar 2019 08:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera