Kthehu lart

Kryeredaktori i Radio Kosovës i quan të sëmurë anëtarët e Bordit të RTK’së

Kryeredaktori i Radio Kosovës i quan të sëmurë anëtarët e Bordit të RTK’së GazetaExpress

Ish-kandidati për drejtor të RTK’së, Ernest Luma, ka thënë se Bordi i RTK’së është një prej arterieve të sëmura të shoqërisë.

Këtë koment Luma e ka bërë kur e ka kuptuar se Bordi i RTK’së ka anuluar konkursin për Drejtor të televizionit publik.

“Bordi i RTK-së është një prej arterieve të sëmura të shoqërisë sonë. Sot nuk është fundi, por fillimi i luftës për një RTK të shëndoshë”, ka shkruar Luma që aktualisht ka pozitën e u.d të Kryeredaktorit të Radio Kosovës.

Bordi i RTK’së kishte anuluar konkursin për drejtor me arsyetimin se kandidatët nuk kishin plotësuar kriteret e konkursit. Në garë për drejtor, përpos Lumës, ishin edhe Azem Bujupi, Lorik Arifaj etj.

Askush prej anëtarëve të Bordit të RTK’së s’ka reaguar për këtë koment të Lumës. Në Bordin e RTK’së janë: Afërdita Maliqi, Elif Tokmank, Naim Gashi, Fadil Miftari, Marijana Adamavoc, Agron Gashi, Lirim Geci e Sali Bashota.

Drejtori aktual, Mentor Shala, s’ka mundur të konkurrojë meqë Ligji nuk lejon që ketë më shumë se dy mandati në krye të televizionit publik.

    Data: 15 Dhjetor 2018 14:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera