Kthehu lart

Kryeministri Haradinaj bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, viziton edhe familjen e tij

Kryeministri Haradinaj bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, viziton edhe familjen e tij GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Veç kësaj kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar edhe familjen Rugova duke iu uruar vit të mbarë.

”Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    Data: 11 Janar 2019 13:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera