Kthehu lart

KEDS’i tregon arsyen e ndaljes së rrymës në Fushë Kosovë

KEDS’i tregon arsyen e ndaljes së rrymës në Fushë Kosovë GazetaExpress

Qytetarët e Fushë Kosovës, që nga mëngjesi i sotëm janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Gazeta Express ka kontaktuar me qendrën e thirrjeve të KEDS’it, të cilët kanë thënë se ndërprerja e rrymës ka qenë për shkak të punimeve të planifikuara.

“Ndalja e rrymës ka ndodhë për shkak të punimeve të cilat kanë qenë të planifikuara nga ora 09:00 e deri në orën 16:00. Deri më tani janë lëshuar disa trafo, por për shkak të ngarkesës së madhe punonjësit nuk kanë arritur nt’i lëshojnë të gjitha, por janë duke punuar që sa më parë të lëshohet rryma për të gjithë. Aty është duke punuar KESCO”, kanë thënë nga KEDS’i./GazetaExpress

    Data: 16 Dhjetor 2018 16:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera