Kthehu lart

Irani pranon gabimin lidhur me bisedimet bërthamore

Irani pranon gabimin lidhur me bisedimet bërthamore GazetaExpress

​ Udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ka pranuar se ka bërë gabim që ka lejuar ministrin e jashtëm të vendit t’i udhëheqë bisedimet e viti 2015 që çuan në një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare.

Sanksionet ndërkombëtare mbi Iranin u hoqën kur marrëveshja me fuqitë botërore hyri në fuqi në vitin 2016, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë muajit maj ka vendosur që të tërhiqet nga marrëveshja dhe tani i ka rivendosur sanksionet ndaj Iranit.

Khameini, i cili rrallë herë pranon në publik të bëjë gabime, ka thënë se ka bërë një të tillë gjatë bisedimeve bërthamore.

“Lidhur me çështjen e negociatave bërthamore, kam bërë gabim kur kam lejuar ministrin tonë të jashtëm të bisedojë me ta. Kjo është një humbje për ne”. kishte thënë ai.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, kishte negociuar marrëveshjen me homologët e gjashtë fuqive, duke përfshirë Sekretarin e Shteteve të Bashkuara, John Kerry.

Teherani ishte zotuar se do ta frenojë programin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare që kishin dobësuar ekonominë e tyre.
Sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit kanë hyrë në fuqi gjatë javës së kaluar. Washingtoni kishte thënë se Teherani mund të shpëtojë nga sanksionet vetëm nëse pranon që të negociojë një marrëveshje më strikte lidhur me programin e tyre bërthamor.

    Data: 15 Gusht 2018 22:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera