Kthehu lart

I fiksuar pas vampirëve, 21-vjeçari ha trurin e të dashurës dhe i pi gjakun

I fiksuar pas vampirëve, 21-vjeçari ha trurin e të dashurës dhe i pi gjakun GazetaExpress

Një i ri nga Rusia është  “kthyer” në vampir dhe kanibal pasi kishte lexuar gjithë jetën e tij rreth ritualeve dhe vrasjeve në seri që lidhen me ngrënien e mishit të njeriut dhe pirjen e gjakut.

Dmitry Luchin, 21-vjeçar, vrau brutalisht Olga Budunova-n, 45-vjeçare duke i përplasur pas kokës një shishe për 25 herë rresht përpara se t’i copëtonte trupin me një hanxhar mishi.

Sipas britanikes, “The Sun”, i riu i fiksuar pas vampirëve  i poqi trurin, e hëngri atë ndërkohë që pinte gjakun e saj dhe i nxori nga trupi organet e brendshme.

Ai planifikoi në detaje vrasjen e tij makabre dhe më pas e respektoi hap pas hapi. Maniaku pranoi para policisë se ai ndjente kënaqësi seksuale nga sulmi.

Luchin u tha policëve:

Më pëlqente shija e trurit të saj. Më pas shijova gjakun në gotë."
I riu përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për vrasje dhe përdhosje të viktimës.

    Data: 22 Korrik 2018 08:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera