Kthehu lart

Haradinaj: Koalicioni qeverisës është pajtuar me PSD’në për dialogun

Haradinaj: Koalicioni qeverisës është pajtuar me PSD’në për dialogun GazetaExpress

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar në Kuvend ku po pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme me pikë të rendit të ditës votimin e rezolutës së Partisë Socialdemokrate për dialogun.

Haradinaj ka thënë para medieve se ka konsensus me partive që janë pjesë e Qeverisë dhe PSD’së nga opozita rreth dialogut dhe se janë të gatshëm për

“Po ta shphim a ka kuorum por ta shohim ose sot ose ditëve në vijim do të kryhet”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Parlamenti mandaton një delegacion. Presidentit ia garanton kompetencat kushtetuta. Por është mirë që të jetë edhe ky delegacion.

Rezoluta e PSD’së kërkon përfshirje të  opozitës në negociatat me Serbinë.

Sipas kësaj reëzoluta që po pritet të votohet, Shpend Ahmeti do të ishte bashkëkryesues i delegacionit me Fatmir Limajn.

Seanca e jashtëzakonshme ishte paraparë që të fillonte në orën 14:00, mirëpo edhe pas gati një ore, në kuvend kanë arritur vetëm një numër i vogël i deputetëve. /Express/

    Data: 15 Dhjetor 2018 14:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera