Kthehu lart

Gjendet varri i një shtrige

Gjendet varri i një shtrige GazetaExpress

Historia është e mbushur me ekzekutime femrash të dyshuara si praktikante të magjisë së zezë.

Së fundmi arkeologët besojnë se kanë gjetur skeletin e lashtë të një të ashtuquajture “shtrigë”, e varrosur me duart pas koke.

Nuk dihet sesi kjo grua ka vdekur. Ajo besohet se ka jetuar në shekullin e 3 ose të katërt në Chernyakhov, Ukraina e sotme.

Megjithatë ekspertët e Muzeut Historik Kombëtar në Ukrainë dyshojnë se ajo ishte “ndryshe” nga të tjerët, pasi u gjet e varrosur e vetme dhe me fytyrën përmbys.
Skeleti u zbulua në zonë një rurale, në afërsi të fshatit Legezino. Ato besohet se janë më shumë se 1600 vjet të lashta.

    Data: 22 Korrik 2018 08:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera