Kthehu lart

FAZ-i gjerman: Kosova i dërgoi mesazh Serbisë se është e gatshme për dialog

FAZ-i gjerman: Kosova i dërgoi mesazh Serbisë se është e gatshme për dialog GazetaExpress

Gazeta prestigjioze, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke thënë se kjo e fundit i ka bërë të ditur Serbisë se është e gatshme për dialog.

Sipas gazetës gjermane, kjo porosi u bë pas votimit të Projekt-Rezolutës në Kuvendin e Kosovës, për dialog me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Në këtë artikull shkruan se tensionet midis këtyre dy vendeve janë thelluar edhe më tej, pasi që Kuvendi i Kosovës ka votuar tre projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Fazi këtë shkrim për Kosovën e shoqëron me fotografitë e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është i rrethuar nga bashkë-partiakët e tij.

Këtu mund ta lexoni artikullin e plotë të Frankfurter Allgemeine Zeitung:  https://www.faz.net/aktuell/politik/kosovo-parlament-billigt-team-fuer-verhandlungen-mit-belgrad-15944292.html?fbclid=IwAR2VbLS4__dzx-748XJYrAR73YC1mTYP4c7gqclvRWmm3WLKoBg0l3KyIjs

    Data: 16 Dhjetor 2018 15:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera