Kthehu lart

Dikur shitës limonadash, sot nuk di as sa miliona i ka

Dikur shitës limonadash, sot nuk di as sa miliona i ka GazetaExpress

Sot po mbahen zgjedhjet presidenciale në Republikën e Turqisë, ku presidenti Erdogan në një anë garon përballë të gjithë të tjerëve. Nuk parashihet të jetë aq e lehtë për të, megjithëse pritet që të dalë i pari në raundin e parë.

Por, kush është në të vërtetë Rexhep Taip Erdogan përtej petkut të politikanit, fjalimeve të ashpra, dorës së hekurt dhe qëndrimeve kundërthënëse politike?

Erdogani është 64 vjeçar, i lindur në Kasimpasa të Turqisë. Babai i tij quhet Ahmet Erdogan ndërsa nëna Tenzile. Në vitin 2003, ai kishte thënë se familja e tij ishte nga Gjeorgjia, por në vitin 2014, kur popullariteti po i binte, ai deklaroi që kjo nuk ishte e vërtetë.

Fëmijërinë e tij, shkruan Periskopi, Erdogani e kaloi në Rize. Si tinejxher, ai ka thënë se ka shitur limonada dhe simite me sesam në rrugët e qytetit për të fituar para shtesë.
Në rininë e tij, Rexhepi kishte luajtur në një klub lokal në nivelin gjysëm-profesional. Fenerbahçe thuhet se kishte dashur ta transferonte, por babai i tij nuk kishte lejuar që ai të shkonte te skuadra në të cilën kishte luajtur edhe Vokrri. Lidhja e tij me futbollin nuk mbaron këtu. Ekipi i njohur Kasimpasa, qyteti në të cilin është lindur Rexhepi, quhet aktualisht në emrin e tij: Rexhep Taip Erdogan Stadium. Te ky klub luan edhe futbollisti kosovar Loret Sadiku.

Erdogani është i martuar me Emine Gulbaranin dhe ka katër fëmijë, dy djem e dy vajza.
Derisa luante si gjysëmprofesionist futboll dhe studionte për administratë biznesi, Erdogani iu fut politikës në Unionin Studentor Kombëtar Turk, një grup antikomunist. Erdogani nga kjo periudhë filloi të shprehte një lidhje të fortë me identitetin kombëtar dhe fetar të Turqisë. Në një protestë të partisë fundamentaliste të Mirëqenies, e shpallur kundërkushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, ai kishte recituar një poezi të Ziya Gokalp, por duke e ndryshuar në një pjesë: “Xhamitë janë kazermat tona, kupollat janë helmetat, minaret janë bajonetat dhe besimtarët janë ushtarët tanë…” Erdogani i kishte mbajtur 4 muaj burg për këtë aktivitetin e tij kundëkushtetues para se të formonte partinë e tij më 2001.

    Data: 24 Qershor 2018 13:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera