Kthehu lart

Deputetja e VV’së – PSD’së: Tradhtia është e vështirë veç herën e parë

Deputetja e VV’së – PSD’së: Tradhtia është e vështirë veç herën e parë GazetaExpress

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka vazhduar serinë e akuzave dhe kundërakuzave me ish-kolegët e saj të partisë që tani janë pjesë e PSD-së.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka akuzuar PSD-në për tradhti pasi po përkrah qeverinë e Ramush Haradinajt. Për këtë qëndrim, deputetja e VV-së ka thënë se nuk është e befasuar pasi ish-kolegët e partisë tradhtuan idealin dhe besimin e qytetarëve.

“As 24 orë nuk pritën nga votimi i ligjeve për transformimin e FSK- së. Me nxitim, tinëzisht, natën e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të legjitimuar tradhëtinë e tyre”, ka shkruar Nagavci.

“Qeverisë së pakicës i është bashkangjitur edhe pakica e opozitës, e dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet, andaj nuk duhet të vazhdojë para zgjedhjeve të reja dhe pa marrë mbështetjen e qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar një arsye nga PSD-ja për Shpend Ahmetin që do të jetë në ekip me Behxhet Pacollin e Dardan Gashin në dialogun me Serbinë.

“Cila është ngutia për të vazhduar dialogun me Serbinë? Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Bexhet Pacollin, Dardan Gashin, Enver Hoxhajn e të tjerêt, të gjithë bashkë pas Thaçit e për të? Në fakt tradhtia duket e vështirë e e pamundur herën e parë, pastaj s’është më as problem e as befasi. Kur tradhtuan idealin, programin, besimin e qytetarëve, asgjë më s’është e papritur”, ka shkruar deputetja e VV-së.

“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë, e as në këto pazare në dëm të vendit”, ka shkruar në fund ajo.

    Data: 15 Dhjetor 2018 15:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera