Kthehu lart

Deputeti që ofroi dorëheqje pas formimit të Ushtrisë

Deputeti që ofroi dorëheqje pas formimit të Ushtrisë GazetaExpress

“Nga sot, jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje. Misioni jem përfundon me bërjen e ushtrisë së Kosovë, ka thënë deputeti Haxhi Shala

Haxhi Shala nuk do ta harrojë kurrë datën 14 dhjetor.

Madje ai e konsideron vetën me shumë fat, që kjo datë e zuri atë si kryetar të Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së.

Kjo pasi që atij i ra hise, që të prezantojë tri projektligjet, që Forcës së Sigurisë i dhanë mandat ushtarak.

Shala, tashmë është i gatshëm ta lë detyrën e deputetit.

“Nga sot, jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje. Misioni jem përfundon me bërjen e ushtrisë së Kosovë, Haxhi Shala – Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të FSK-së.

E shumë i emocionuar me atë se çfarë ndodhi në Kuvend, është edhe kryeministri Ramush Hardinaj.

Ish komandanti i UCK-së për Dukagjin, tha se Ushtria e Kosovës është e të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtetin më të ri në Evropë.

“Kjo është ushtri e paqes, është ushtri e shqiptarve e serbve të kosovës e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, është partnere”.

Por, pavarësisht kësaj Haradinaj zgjodhi të citojë një zyrtar të fuqishëm amerikan, për të treguar karakterin luftarak të FSK-së.

“Gjenerali Matis e ka një thanje për marinsat po ska edhe armik ma të keq...njëjtë është edhe për FSK”.

E para gazetarëve doli edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Edhe ky u duk i gëzuar me transformimin e FSK-së, ndërsa tha se partia e tij kontribuoj shumë me amendamente në këto ligje.

Përmendi amendamentin ku përmendet sovraniteti i Kosovës dhe amendamentin tjetër, ku është hequr kufizimi prej 5 mijë ushtarësh për FSK-në.

“Kemi fitu ministrinë e mbrojtejs, është avancue forca e sigurisë së Kosovës, drejt ushtrisë së shteti. Është e domosdoshme këtë avancim formal e juridik, ta përcjellim edhe me përkushtim buxhetor, ta ngrimism edhe kapacitentin vetëmbrojtës”.

E pak fjalë tha edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky tha se ushtria e Kosovës, do të jetë partner i aleatëve ndërkombëtar.

“Kemi kriju ushtrin e partneritet me NATO i flënderojë Amerikën, ushtria e Kosovës do të jetë ushtria e partneriteti”.

Veseli, kërkojë angazhim nga të gjithë që Forca e Sigurisë së Kosovës të plotësojë mandatin e dhënë me këto tri ligje, të votuar në Kuvendin e Kosovës.

    Data: 14 Dhjetor 2018 21:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera