Kthehu lart

​‘Babadimrat' vrapojnë, do të ndihmojnë 500 familje për fundivit

​‘Babadimrat' vrapojnë, do të ndihmojnë 500 familje për fundivit GazetaExpress

Rreth 750 persona të veshur si babadimra vrapuan përgjatë minimaratonës “Vrapo Babadimër”, si rezultat i së cilës do të ndihmohen 500 familje në nevojë.

Paratë e mbledhura nga shitja e kostumeve do të shkojnë për të blerë pako ushqimore dhe gjësende festive, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë gjatë festive të fundvitit.    Organizatori i këtij aktiviteti, Jusuf Islami, tha se synimi i tyre ishte që sivjet të bëheshin 1000 babadimra. 

Ani pse nuk e arritën numrin, Islami thotë se janë të kënaqur, sepse në krahasim me edicionin e parë, sivjet do të ndihmohen 440 familje më shumë.Këtë vit, edicioni “Vrapo babadimër” u përkrah edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi tha se një nga arsyet që kanë mbështetur këtë projekt, është pjesëmarrja e personave me nevoja të veçanta, për të cilët premtoi përkrahje të mëtutjeshme.

  I pranishëm në maratonë ishte edhe ambasadori britanez Ruairi O’Connell.
Pas përfundimit të mini maratonës, u shpërblyen fituesit nga fëmijët dhe të rriturit. E në mesin e pjesëmarrësve pati edhe fëmijë me nevoja të veçanta.

Po ashtu, u ndanë certifikata edhe për kompanitë dhe institucionet që përkrahën maratonën.Duke iu bashkangjitur këtij aktiviteti, Kosova bën pjesë në 60 vende të botës në të cilat mbahet kjo minimartonë me karakter bamirësie.

    Data: 16 Dhjetor 2018 14:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera