Kthehu lart

Avramopoulos: Konfirmoj se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për viza

Avramopoulos: Konfirmoj se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për viza GazetaExpress

Komisionari i BE-së për Migrim dhe Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.

Në konferencën “Politikat e BE-së për viza”, Avramopoulos ka thënë se duhet ende punë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Konfirmoj që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Pas votës në Parlamentin Evropian, kjo çështje tani është në duart e shteteve anëtare”, ka thënë Avramopoulos.

Ndërkohë, shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /koha.net/

    Data: 19 Dhjetor 2018 14:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera