Kthehu lart

Ambasadori amerikan përshëndet votimin e Rezolutës për Dialogun

Ambasadori amerikan përshëndet votimin e Rezolutës për Dialogun GazetaExpress

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka komentuar votimin e projekt rezolutës për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka shkruar se inkurajon politikanët se me mbështetjen e Amerikës të ketë sa më shpejt një zgjidhje.

“Votimi i Kuvendit miratoi të shtunën Dialogun. Inkurajuar të shohim pjesëmarrjen politike me Dialogun nën udhëheqjen e BE-së me mbështetjen tonë dhe këtë hapje për zgjidhje kreative. Ne përgëzojmë udhëheqjen e Kuvendit me delegacionin shtetëror përfshirës – kyç për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kosnett

Gjatë ditës së djeshme deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projekt-rezolutës të propozuar nga PSD.

    Data: 16 Dhjetor 2018 15:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera