Kthehu lart

Ahmeti tregon se për çka u diskutua në mbledhjen e parë të delegacionit shtetëror

Ahmeti tregon se për çka u diskutua në mbledhjen e parë të delegacionit shtetëror GazetaExpress

Pas një orë diskutimi në mbledhjen e parë që mbajti delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, kreu i PSD-së Shpend Ahmeti dhe kreu i Nismës Fatmir Limaj, folën para mediave, shkruan Gazeta Express.

Në një takim që u mbajt me dyer të mbyllura sipas Ahmetit u arritën disa konkluzione.

"Draft-ligji që është hartuar do të dërgohet për në Qeveri, për t’u proceduar më pas në Kuvend dhe brenda 30 ditësh do të prezantohet platforma për dialog", u deklarua Ahmeti.


    Data: 19 Dhjetor 2018 15:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera