Kthehu lart

Aeroplani kthehet prapa për shkak të mungesës së ujit për çaj dhe kafe

Aeroplani kthehet prapa për shkak të mungesës së ujit për çaj dhe kafe GazetaExpress

Një aeroplan i kompanisë “Jet2”, i cili ishte nisur nga Glasgow për të fluturuar drejt Tenerifes, e ka ndryshuar drejtimin e fluturimit dhe është kthyer për disa qindra kilometra prapa për shkak se në aeroplan mungonte uji për përgatitjen e çajit dhe kafes.

Fluturimi me numër “LS155”, u nis dje nga Glasgow në orën nëntë të mëngjesit, ndërsa aeroplani ndodhej mbi territorin e Irlandës kur u detyrua të kthehej në Aeroportin e Mançesterit, ku u lëshua pas një ore të qëndrimit në ajër.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore ka thënë se aeroplani kishte probleme me sistemin e gypave të ujit, me ç’rast as tualetet nuk ishin funksionale. Sipas tij, stafi i aeroplanit është kujdesur shumë mirë për udhëtarët, duke ua mundësuar kalimin në një aeroplan tjetër për ta vazhduar udhëtimin.

Sidoqoftë, disa udhëtarë janë shprehur të pakënaqur me këtë problem, duke e shprehur zemërimin e tyre në rrjetet sociale. Zakonisht, aeroplanët e ndryshojnë drejtimin e fluturimit vetëm për arsye emergjente, siç është moti i lig ose ndonjë kërcënim për sigurinë e fluturimit, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 11 Shkurt 2019 11:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera