Kthehu lart

​Abuzim seksual me të miturën, një i arrestuar në Pejë

​Abuzim seksual me të miturën, një i arrestuar në Pejë Foto: Ilustrim GazetaExpress

Një tjetër ngjarje është regjistruar mbrëmjen e së dielës me dyshimet për abuzim seksual me të mitur

Në Pejë, policia arrestoi një mashkull të komunitetit rom pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një femër të mitur nga po i njëjti komunitet.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari duke i premtuar martesë kishte keqpërdorur seksualisht viktimën.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom, pasi i njëjti duke i premtuar martesë kishte keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/rome (e mitur). I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje", thuhet në raportin e PK-së. /GazetaExpress

    Data: 11 Shkurt 2019 11:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera