Kthehu lart

16-vjeçares i nevojitet transplantimi i mëlçisë

16-vjeçares i nevojitet transplantimi i mëlçisë GazetaExpress

Fatlume Shala ka dy vjet qëkur është diagnostikuar nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë. Që nga atëherë, 16-vjeçarja ende nuk është shëruar. Familja e saj po e kërkon ndihmën e qytetarëve për shërimin e saj. Ata po kërkojnë nga miqtë t’ia sigurojnë një profaturë nga disa vende ku mendohet të jetë shpresa për shërimin e vajzë.

Mjekët në QKUK kishin konstatuar se Fatlumes duhet t’i bëhet transplantimi i mëlçisë, gjë që nuk bëhej në Kosovë.

E për ta shëruar vajzën, Shala vendosi ta dërgojë atë në Turqi. Mirëpo, atje i doli një problem.

Ai thotë se për një kohë të shkurtër, gjendja shëndetësore e vajzës së tij ishte përmirësuar, ndonëse transplantimi nuk i është bërë.

Pasi ishte kthyer Fatlumja nga Turqia nuk kishte ndonjë problem dhe kishte filluar të shkonte në shkollë, deri para një muaji kur simptomat e sëmundjes po i shfaqeshin përsëri.

Nga plogështia Fatlumja kohëve të fundit është detyruar t’i ndërpresë mësimet.

Për shërimin e Fatlumes nevojitet transplantimi i mëlçisë, mirëpo ende nuk është gjetur ndonjë dhurues.

Ndonëse transplantimi i parë në Turqi i ka dështuar, babai i Fatlumes kërkon nga miqtë t’ia sigurojnë një profaturë nga disa vende ku mendohet të jetë shpresa për shërimin e vajzë së tij.

Për shkak të kushteve financiare, Fatlumja ka nevojë për ndihmën tuaj për shërim jashtë vendit.

Numri kontaktues i familjes:

045 648 857

    Data: 09 Janar 2019 15:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera