Në lidhje me uljen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së katër policëve, Dritan Dajtit, u pyet sot edhe Presidenti, Ilir Meta.
Ai theksoi se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokuroria duhet të hetojnë çështjen.
"Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë", tha Meta.
Ndërkohë reagim të ashpër bëri edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca për ndryshimin e masës ndaj Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm në 25 vite.
Edhe qeveria kërkoi hetimin e plotë të ngjarjes, ndërsa opozita e cilësoi si të vonuar reagimin e ekzekutivit./Express