Kthehu lart

Tërbohet moti, çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Tërbohet moti, çfarë do të ndodhë në ditët në vijim GazetaExpress

Java e re pritet të nisë me reshje. Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon shtrëngata në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës dhe borë në veri e lindje të vendit.

Reshjet pritet të rikthehen të hënën në të gjithë vendin. Parashikimi është i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit, sipas të cilit në shumicën e qarqeve intensiteti i tyre do të arrijë deri mesatar. Ndërkohë në Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive dhe nuk përjashtohen shtrëngatat.

Zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit në veri dhe lindje të vendit pritet të mbulohen nga bora, ndërsa bregdeti të përfshihet nga era e fortë.Ndërkohë vlerat e termometrit kanë pësur rritje për shkak të masave më të ngrohta me origjinë oqanike në bregdet ato shënojnë 6 / 12 °C në vendet e ulëta 4 / 8 °C në vendet malore: -4 / 5 °C

Meterologët thonë se 15 ditëshi i fundit i dhjetorit do të jetë i paqëndrueshëm. Megjithkëtë, Krishtlindja parashikohet të vijë me mot të mirë, po ashtu edhe ndërrimi i viteve./abcnews.al

    Data: 16 Dhjetor 2018 14:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera