Kthehu lart

Studentët vazhdojnë me planin e protestës, ç’do të ndodhë nesër

Studentët vazhdojnë me planin e protestës, ç’do të ndodhë nesër GazetaExpress

Në një kohë që kryeministri, Edi Rama kërkon dialog, studentët nuk heqin dorë nga protesta e tyre pa kompromis.

“BalkanWeb” ka siguruar planin e  protestës për nesër, ku studentët pritet sërisht të bojkotojnë mësimin dhe të vazhdojnë marshimin e tyre nga fakultetet përkatëse drejt godinës së  Kryeministrisë.

Protesta e tyre do të nisë në orën 9:00 të mëngjesit,  ndërsa ende nuk dihet, nëse në ditën e 13-të protestës ata do ta kalojnë natën para godinës së Kryeministrisë, siç kanë vepruar edhe pak disa ditë rradhazi.

“Nesër, 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë.

Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta”, shkruhet në njoftimin për protestën e ditës së 13-të.

    Data: 16 Dhjetor 2018 16:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera