Kthehu lart

Sot temperatura deri në minus 14 gradë, por çfarë do ndodhë nesër në Shqipëri

Sot temperatura deri në minus 14 gradë, por çfarë do ndodhë nesër në Shqipëri GazetaExpress

Edhe gjatë të mërkurës, ditë e cila është shoqëruar me temperatura të ulëta, deri në – 14 gradë Celcius në mëngjes, nuk ka asnjë përmirësim të situatës në qarkullim.

Në veri rrugët Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Stebleve, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë-Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë dhe K/Domaj, Skavicë-Draj Reç janë të qarkullueshme me zinxhirë ose pjesërisht me zinxhirë. Asnjë ndryshim as në zonat e izoluara. Njësia Administrative Arren dhe një pjesë e rrugëve të fshatrave të Nj.Ad.Zapod, Kalis, Bushtricë, Shishtavec, Topojan,Grykë-Çajë ,Surroj, Malzi, Lekbibaj, në qarkun Kukës janë të bllokuara. 

Por, të mërkurën raportohet edhe për mungesë energjie elektrike në katër fshatra të Njësise Administrative Margegaj në Tropojë. Pa energji janë fshatrat Dragobi, Këlcyrë, Kollatë, Dedaj dhe Valbonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit, por sërish nevojitet përdorimi i zinxhirëve në aksin Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare, Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë-Qafë Mollë, Krujë-Sarisalltik dhe Lunik-Steblevë. 

Të enjten, priten ngritje temperaturash në të dy vlerat. Sipas Rezarta Xhakollarit, metereologe në Radio Televizion Shqiptar.

Në zonat malore, temperaturat do variojnë nga -6 / 4 gradë C, në zonat e ulëta dhe bregdet, në mesditë mund të shijojmë temperatura pranverore, 14 e 15 gradë Celcius.

    Data: 16 Janar 2019 13:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera