Kthehu lart

Skandali në Unazën e re, kreu i ARRSH-së thirret në Prokurori

Skandali në Unazën e re, kreu i ARRSH-së thirret në Prokurori GazetaExpress

Paraditen e sotme kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.

Afrim Qendro po pyetet për skandalin e tenderit për ndërtimin e Unazës së re.

Mësohet se një ditë më parë në prokurorine e Tiranes u pyetën edhe pesë anëtarët e vlerësimit të ofertave.

Pas zbulimit të megaskandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtonte lotin e parë të Unzës së Re ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet e shtetit të Delauerit në Amerikë.

Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë ARRSH mbyll procedurën e riaplikimit për lotin e parë të Unazës së Madhe dhe në garë marrin pjesë 6 kompani.

Nga ana e opozitës pati akuza se tashmë qeveria e ka përcaktuar fituesin, duke e bërë garën fiktive./Express

    Data: 16 Janar 2019 12:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera