Kthehu lart

Rama ndan foto nga protesta e famshme e studentëve

Rama ndan foto nga protesta e famshme e studentëve GazetaExpress

Në një kohë kur studentët protestojnë për 12 ditë me radhë në pritje të një përgjigjeje për 8 kërkesat, vjen sërish një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ kreu i qeverisë ka nënvizuar faktin se zgjidhja e kërkesave duhet të bëhet përmes dialogut.

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme???? “, shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe një foto nga një protestë në SHBA, ku shkruhet ‘Ne duam dialog dhe transparencë’.


    Data: 16 Dhjetor 2018 11:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera