Kthehu lart

Qindra raste me trauma e fraktura nga rrëshqitjet në rrugët e akullta të Shkodrës

Qindra raste me trauma e fraktura nga rrëshqitjet në rrugët e akullta të Shkodrës GazetaExpress

Vetëm mëngjesin e së martës, 30 persona, 2 prej të cilëve me dëmtime serioze, kanë përfunduar në Urgjencën e spitalit rajonal Shkodër me trauma dhe fraktura, për shkak të rrëshqitjeve në akull.

Bashkia e Shkodrës, nga ana tjetër, bën me dije se situatat që krijohen nga reshje dëbore, kërkojnë angazhim total të mjeteve dhe forcave njerëzore të Bashkisë e institucioneve të varësisë, bisneseve por edhe qytetarëve.

”Kemi mobilizuar 4 mjete të UKSH-së, 4 fadroma, dy xhipa dhe dy kamionçina për hedhjen e kripës bashkë me grupet e punës”,- thotë në përgjigjen e saj zyrtare per TVSH-ne, Bashkia e Shkodrës.

    Data: 16 Janar 2019 11:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera