Kthehu lart

Përfshihet nga flakët banesa e të moshuarve në Shkodër

Përfshihet nga flakët banesa e të moshuarve në Shkodër GazetaExpress

Një banesë në lagjen “Ajasem” të Shkodrës është përfshirë këtë të premte nga flakët.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e flakëve është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen 2 zjarrfikëse, të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin.

Në banesën e përfshirë nga flakët, kanë jetuar dy të moshuar. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

    Data: 14 Dhjetor 2018 10:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera