Kthehu lart

Përdoruesit e vendparkimeve publike nisin rinovimin nga 3 janari

Përdoruesit e vendparkimeve publike nisin  rinovimin nga 3 janari GazetaExpress

Të gjithë qytetarët, përdorues të vendparkimeve publike në zonat e destinuara për Rezident mund të paraqiten pranë Drejtorisë së  Përgjithshme të Agjencisë ‘Tirana Parking’ për të tërhequr kartën e rezidentit.

Sipas ‘Tirana Parking’, qytetarët që pajisen për herë të parë me këtë kartë duhet të dorëzojnë disa dokumenta, që përfshijnë:

Vërtetim banimi nga Njësia Administrative (i 3 muajve të fundit)

Kartë Identiteti (fotokopje)

Certifikatë pronësie/leje qarkullimi për automjetin (fotokopje)

Ndërkohë, ata të cilët ripajisen për vitin e ardhshëm, duket të dorëzojnë vetëm vërtetimin e banimin nga Njësia Administrative, (i 3 muajve të fundit). 

Dorëzimi i dokumentacionit mund të kryhet çdo ditë të javës duke nisur nga data 3 janar 2019 nga e hëna në të premte, ora 09:00-14:00.

Vlefshmëria e kësaj karte që mundëson parkimin falas të qytetarëve kua ta banojnë është 12 muaj dhe me përfundimin e këtij afati ajo duhet rinovuar.
SCAN

    Data: 16 Dhjetor 2018 15:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera