Kthehu lart

Ndizet tjetër protestë, gjithë Shijaku në rrugë

Ndizet tjetër protestë, gjithë Shijaku në rrugë GazetaExpress

Banorët e Shijakut janë ngritur në protestë paraditen e sotme.

Mësohet se ata kanë bllokuar aksin Shijak-Durrës. Gjatë protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën me kazanë plehrash duke i vënë më pas flakën.

Qytetarët protestojnë për gjendjen e vështirë të rrugës që lidh qytetin e tyre me Durrësin. Po ashtu protestuesit kundërshtojnë edhe çminin e naftës.

Prej disa ditësh në disa qytete të vendit janë organizuar protesta, kryesisht për kundërshtimin e çmimit të naftës. 

    Data: 16 Dhjetor 2018 12:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera