Kthehu lart

Kryemadhi nga Korça: Të gjithë në krah të studentëve, koha për ndryshim është tani !

Kryemadhi nga Korça: Të gjithë në krah të studentëve, koha për ndryshim është tani ! GazetaExpress

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka bërë apel qytetare që të bashkohen me protestën e studentëve në Tiranë.

Gjatë takimit me strukturat e LSI Pogradec, Kryemadhi, hodhi akuza ndaj qeverisë: “Gjithë Shqipëria është mbytur nga varfëria. Qeveria po shkreton vendin dhe po largon shqiptarët. Kërkesat e studentëve reflektojnë gjendjen e vërtetë të familjeve shqiptare. Boll dhuruan para oligarkëve, Arsimi i Lartë në krizë të thellë. Po vritet e ardhmja e të rinjve shqiptarë”, tha Kryemadhi.

“Protesta e studentëve, është e drejtë, legjitime, e motivuar. Çdo prind, vëlla e motër, mbështet studentët. Koha për ndryshim është sot”, tha Kryemadhi.

Apelin për pjesmarrje në protestë, Kryemadhi e përsëriti edhe gjatë takimit me strukturat e LRI-së Korçë.
“Sot, nuk diskutohet më fjala e lirë por e ardhmja e Shqipërisë. Sot, nuk diskutohet çështja e demokracisë, se ka 5 vjet që s’ka demokraci dhe në këto 27 vite ka qenë sheme e brishtë. Sot, diskutohet a do ekzistojë më emri Shqipëri në hartë”, tha Kryemadhi.

    Data: 16 Dhjetor 2018 13:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera