Kthehu lart

Fundi tragjik i të riut nga Durrësi, piu fostoksinë, por u pendua, vdes në aksident

Fundi tragjik i të riut nga Durrësi, piu fostoksinë, por u pendua, vdes në aksident GazetaExpress

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, këtë herë në qytetin e Durrësit.

20 vjeçari Gjon Dobrozi humbi jetën tragjikisht sot në qytetin e Durrësit pas një aksidenti me makinë.

Por historia e tij është si një skenar i filmave tragjikë.

Gjon Dobrozi nga fshati Gramëz në situatë të rënduar paikologjike tentoi t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Pasi piu një grusht ilaçesh ai shkoi në kishën pranë fshatit për të kryer vetëvrasjen.

Por duket se aty ndjeu një lloj pendse dhe më pas njoftoi vëllain për gjithçka kishte ndodhur.

Më të mësuar lajmin familjarët e kanë marrë në makinë me qëllim transportimin drejt spitalit të Tiranës, por gjatë rrugës pësuan aksident dhe për pasojë 20 vjeçari ndërroi jetë./Express

    Data: 16 Janar 2019 10:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera