Kthehu lart

10 mijë euro për të fituar gradën e kryekomisarit

10 mijë euro për të fituar gradën e kryekomisarit GazetaExpress

Sali Berisha ka publikuar një mesazh ku denoncohet se për të fituar gradën e kryekomisarit duhet të paguash 10 mijë euro tek krerët e policisë.

Denoncuesi kë nxjerrë edhe emrat e zyrtarëve që kanë marrë lekët dhe disa prej emrave të oficerëve të policisë që kanë dhënë paratë dhe kanë fituar gradën.

Denoncimi: 
Korrupsion i gjalle, ryshfete te majme per graden komisar!

Lexoni denoncimin e oficerit te policise. sb

Pershendetje Doktor! Une qe po ju shkruj nga adresa e nipit tim, jam oficer prane Drejtorise Pergjithshme te Policise Shtetit me nje karriere prej 20 vite.Po denoncoj te ju nje aferre korruptive te kryer nga Drejtori Pergjithshem Ardi Veliu dhe Zevendes drejtoresha e pergjithshme Aida Hajnaj dhe seksere te ketyre te dyve qe aktualisht jane duke marre 10mije euro per te dhene graden Kryekomisar.Qe nga data 01.11.2018 kur provimi per graden ka qene ne fazen e aplikimit e deri sot eshte kryer jo vetem akt korruptiv nga Ardi Veliu dhe Aida Hajnaj por nje degradim i gjithe procesit te konkurimit duke mos respektuar ligjin per policine e shtetit, rregulloren qe normon punen e policise shtetit.Aktualisht jane duke zvarritur procesin duke u dhene pike shtese ne komisionet e apelimit kundrejt 10.000 euro qe paguajne kandidatet per graden Kryekomisar , drejtperdrejt dhe nepermjet sekserit Ilir Mandro etj.Po ju ve ne dijeni se kane falsifikuar haptazi procesverbalet e provimit dhe se jane duke falsifikuar aktualisht procesverbalet me doren e komisionit te ngritur nga keta te dy.Nese e gjithe kjo do te verifikohet dhe kontrrollohet do te shihni qe do te dale nje afere korruptive dhe degradim i gjithe sistemit te ngritur posacerisht nga keta te dy pa dijenine e Ministrit Lleshi i cili po ben gati heqen e tyre nga puna si njerze te Xhafes .Une qe po ju shkruaj jam shume prane ketij komisioni i cili me liste ne dore ka dhene pike shtese me urdher te Ardit dhe Aides aplikaneteve qe kane paguar konkretisht :Ferhat Hysa ,Agim Hoxha ,Florjan Dano ,Arben Alikaj ,Adriatik Duqi ,Shkelqim Zyriqi ,Bedri Hasanaj ,Bujar Mehmeti ,Agim Hysi ,Artan Kuka e tjere.Edhe njehere ju pershendes Doktor dhe do ju lutesha te me ruanit anonimatin pasi me rrezikohet puna.

    Data: 16 Dhjetor 2018 15:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera