Kthehu lart

Zaevi pret pajtim dhe mbështetje për ndryshimet kushtetuese

Zaevi pret pajtim dhe mbështetje për ndryshimet kushtetuese GazetaExpress

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev  sot shfaqi bindje se do të fitojë mbështetje të plotë nga deputetët për ndryshimet kushtetuese dhe se procesi do të përmbyllet rreth mesit të janarit të vitit 2019.

“Duhet t’ua bëjë të qartë të gjithëve, ta dinë se nuk dolën arinj nga amendamentet, nuk ka asgjë sekrete, janë debatet. Qasje korrekte për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. E patë se kemi proces inkluziv edhe nga bashkësia shqiptare. E përfshimë gjithë diasporën, e përforcuam identitetin maqedonas. Besoj se deputetët këtë do ta mbështesin, sepse ata e propozuan, ndërsa herën e kaluar nuk votuan në Parlament”, theksoi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës nacionale për decentralizimin.

Kryeministri theksoi se ligji për amnisti i propozuar nga trupi kuvendor për pajtim, është në bazë të rekomandimeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe me të do të dërgohet porosi e qartë se përfshirje në gjyqësi nuk ka. Do të definohen se çka nënkuptojnë vendimet politike,  e çka vendime gjyqësore.

Edhe me 120 deputetë nëse votohen ndryshimet kushtetuese, ndërsa ka çfarëdo lloj ndikimi në gjyqësi, atëherë, plotësoi Zaev, do të ketë vende-anëtare të BE-së që këtë ta shfrytëzojnë si argument  edhe fillimin e bisedimeve për Maqedoninë sipas gjitha gjasave do të vihet në pikëpyetje. Për këtë bëhet distinksion i qartë se çka nënkupton përgjegjësi, ndërsa çka pjesëmarrje në turmë, manipulime të strukturave të caktuara, çka nënkupton që disa njerëz të gënjehen ose manipulohen, tha Zaevi.

Në pyetjen se a e ka falur Krsto Mukovskin sepse i kishte hapur dyert më 27 prill, Zaevi u përgjigj se që kur kishte shkuar në gjykatë si dëshmitar, këtë e kihste verifikuar në proçesverbal. Megjithatë, shtoi, gjykata është ajo që sjellë vendime. Pasoja politike nga vendimi i saj pret, por kjo, përsëriti, do ta tregojë koha.

Në lidhje me dorëheqjen e paralajmëruar të Panos  Kamenos kur ndryshimet kushtetuese do të votojnë në Kuvendin e  Maqedonisë, Zaevi tha se ka besim në kryeministrin grek Aleksis Cipas, në Qeverinë greke, duke përfshirë edhe opozitën, si në popullatën greke.

    Data: 14 Dhjetor 2018 14:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera