Kthehu lart

Zaev tregon kur do të bëhet Maqedonia anëtare e NATO-s

Zaev tregon kur do të bëhet Maqedonia anëtare e NATO-s GazetaExpress

Kryeministri Zoran Zaev ka folur për Al Jazeera Balkan se kur Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Ai tha se shpreson se vendi më 12 dhe 13 korrik në Samitin e NATO-s do të marrin ftesën për anëtarësim.

“Pasi që të marrim ftesën për anëtarësim, më së paku për një vit e gjysmë vendi do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike”, theksoi Zaev, transmeton INA.

Ai theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Prespë është historike dhe ishte e nevojshme për Maqedoninë. Me marrëveshjen e re emri i ri është Republika e Maqedonisë së Veriut./Gazeta Express/

    Data: 21 Qershor 2018 18:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera