Kthehu lart

Zaev: Të enjten takim tjetër liderësh, sjellja e Mickoskit e papërgjegjshme

Zaev: Të enjten takim tjetër liderësh, sjellja e Mickoskit e papërgjegjshme GazetaExpress

Të gjithë ne që mbetëm në takimin e liderëve jemi për referendum të suksesshëm, kurse sjellja e Hristijan Mickoskit, e demonstruar në emër të VMRO-DPMNE-së, është joserioze, e papërgjegjshme dhe ofenduese ndaj të gjitha subjekteve politike dhe qytetarëve të Maqedonisë.

Kështu, siç transmeton Gazeta Express, pas takimit të sontëm të liderëve të partive më të mëdha, deklaroi kryeministri i Maqedonisë dhe lider i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai njoftoi se për nesër në orën 12 ka caktuar edhe një takim liderësh në përbërje më të vogël, ku, siç u shpreh, Mickoski do të ketë mundësi të tregojë se a është NATO-n dhe BE-në, se dhe a është për atë që qytetarët të vendosin për ardhmërinë e Maqedonisë.

Zaev njoftoi se në takim i ka njoftuar liderët se formulimi i mundshëm i pyetjes së referendumit mund të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.

“Për këtë biseduam të gjithë që mbetëm deri në fund në takimin e liderëve, kurse Mickoski, nëse është për NATO dhe BE dhe për ardhmëri prosperitete të Maqedonisë, duhej të qëndrojë me të gjithë ne, krahë për krah, dhe të marrë vendime në interes të qytetarëve. Por, ai vendosi të ikë nga përgjegjësia për këtë vendim më të rëndësishëm historik për ardhmërinë e Maqedonisë”, theksoi Zaevi./Gazeta Express/

    Data: 18 Korrik 2018 22:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera