Kthehu lart

Vazhdon gjykimi për "27 prillin"

Vazhdon gjykimi për "27 prillin" GazetaExpress

Me dëgjimin e dëshmitarëve nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon procesi gjyqësor për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Për sot është caktuar dëshmi e më shumë dëshmitarëve, mes të cilëve Kurto Dudush, Dushica Mërgja, Agim Nuhiu, Sasho Tasevski, Vlladimir Trajkov...

Në seancën e kaluar janë dëgjuar vetëm dy nga dëshmitarët e arrestuar, ndërsa gjykatësja Dobrilla Kacarska e anuloi të njëjtën, pasi të akuzuarit Munir Pepiq iu përkeqësua gjendja dhe duhej dërguar në kontroll mjekësor.

Të akuzuarit për rastin e ngjarjeve më 27 prill akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtor.

Në bankën e të akuzuarve janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Lazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radulov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angelovski, Igor Jug, Ilija Sllaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajlovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

    Data: 21 Shtator 2018 09:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera