Kthehu lart

Qeveria dorëzon në Kuvend amendamentet për ndryshimet kushtetuese

Qeveria dorëzon në Kuvend amendamentet për ndryshimet kushtetuese GazetaExpress

Në seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë janë miratuar katër amendamentet për ndryshimet kushtetuese.

Materialet sot janë dorëzuar në Kuvend për fazën e tretë dhe të fundit të procedurës për ndryshim të Kushtetutës.

Teksti përfundimtar i amendamenteve është përpiluar pas fazës së debatit publik.

Amendamenti 33 ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”; amendamenti 34, me ndryshimin e Preambulës; amendamenti 35, me respektimin e kufijve të shteteve fqinje dhe ai i fundit, amendamenti 36, me kujdesin për shtetasit e Maqedonisë së jetojnë jashtë vendit.

Amendamentet 33 edhe 35 nuk ndryshojnë, kurse në  amendamenti  34: nga shpalljet e KAÇKM-së (ASNOM-it) bëhet “vendime juridike nga konstituimi i KAÇKM-së “. Kurse në preambulë shtohet “dhe Marrëveshja e Ohrit"./Alsat/

    Data: 12 Dhjetor 2018 18:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera